Ernest Muçi është i Legias, ABC zbulon sa përfiton Tirana

schedule12:33 - 21 Shkurt, 2021

schedule 12:33 - 21 Shkurt, 2021

Para disa minutash Tirana ka zyrtarizuar largimin e Ernest Muçit. Sulmuesi shkon te gjigantët e Legia Warszaw, teksa e djeshmja ndaj Teutës kishte qenë e destinuar të ishte ndeshja e fundit e Muçit me bardheblutë.

ABC zbulon edhe detajet e këtij operacioni. Mësohet se Tirana do të përfitojë 500 mijë euro të ndara në dy këste, ku merr direkt 250 mijë dhe gjysmën tjetër në verë.

Ndërkohë bardheblutë kanë mundur të mbajnë 20% të vlerës së kartonit të të riut në rast rishitje, duke siguruar mundësinë e rritjes së vlerës së operacionit. Muçi është padyshim shitja më e shtrenjtë e Tiranës.

Vetë talenti zbarkon në klubin më të madh në Poloni dhe bën hapin e madh të karrierës, teksa është vetëm 19 vjeç. Ai ndjek rrugën e Armando Sadikut, Besnik Hasit apo Alban Sulejmanit, që kanë mbrojtur më parë ngjyrat e Legias. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!