Shkëndija ka ndërhyrë në merkato aty ku ishte më e nevojshme, në qendër të mbrojtjes. Alternativat për stafin teknik kanë qenë të pakta dhe pre ditësh ishte bashkuar me kuqezinjtë Ardin Dallku, vëllai i ish-lojtarit të kombëtares shqiptare, Armen Dallku.
Dallku ishte larguar nga ukrainasit e Vorlska Poltava dhe vetëm në janar mund luajë, ndaj edhe kontrata mes tij dhe Shkëndijës së Tetovës do të hyjë në fuqi atëherë. Klubi tetovar e ka bërë gjithccka zyrtare sot, ndërkohë që vetë lojtari ka folur për këtë lëvizje.
“Jam i lumtur që në të ardhmen do të luaj për një klub si Shkëndija. Gjatë kësaj kohë isha pjesë e kampionatit ukrainas dhe jam shumë i motivuar për këtë eksperiencë të re. E di se Shkëndija ka ambicie të mëdha, ashtu sikurse edhe. Premtoj të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit.
Kështu trajneri Ernest Gjoka do të ketë një lojtar me vlera për pjesën e dytë të sezonit. Shkëndija një ditë më parë fitoi ndaj Sileksit dhe kërkon të fitojë titullin kampion për të tretën herë radhazi. /abcnews.al