Ermal Meta zbuloi pak javë më parë se do të rikthehej me një koncert në Tiranë. Këngëtari me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në Itali njoftoi se koncerti do të mbahet me 17 Shtator në stadiumin “Air Albania”.
Nëpërmjet postimit në Instagram, Meta thekson se koncerti do të jetë falas ndërsa premton se bashkë me fansat e tij, do të ndërtojnë një tjetër kujtim të paharrueshëm për të gjithë.
“Siç ishte premtuar ne kemi një datë të re. Pas Taorminës, ne gjithashtu do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” do të ndërtojmë së bashku një tjetër kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe ju mund të regjistroheni nga e marta 25 gusht në lidhjen që gjeni në story: Ju pres!”, shkruan ai. /abcnews.al