Ermal Meta jep koncertin e parë post-Covid në Tiranë, zbulon datën: Çfarë do të ndodhë me biletat

schedule17:15 - 25 Qershor, 2021

schedule 17:15 - 25 Qershor, 2021

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta ka zgjedhur që koncertin e tij të parë pas pandemisë, ta mbajë në 26 korrik në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Lajmin e shumëpritur për të gjithë e dha përmes një bisede online me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Koncerti është në datën 26 Korrik. Është koncerti i parë që do bëj për këtë vit, por edhe pas pandemisë. Do e bëj në stadiumin e Tiranës me ndihmën tuaj dhe me falënderime nga ana ime,” u shpreh ndër të tjera Ermali.

Sakaq, Veliaj nënvizoi se ky koncert do jetë falas për të gjithë.

“Do hapim një faqe ku njerëzit mund të rezervojnë biletën fizikisht, por vetëm për të rezervuar vendin, pasi na duhet të respektojmë rregullat anticovid. Koncerti do të jetë falas, falë bashkëpunimit edhe me Ambasadën e Italisë në Tiranë dhe Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi ai.

“Eksperienca ime me koncertet në Shqipëri ka qenë perfekte. E di që çdo gjë është në duar të sigurta, kështu që mezi pres”, e mbylli bisedën e tij këngëtari./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!