Ermal Mamaqi për tragjedinë e Himarës: Dhimbja më e madhe e njeriut është të humbas fëmijën

schedule17:53 - 3 Gusht, 2022

schedule 17:53 - 3 Gusht, 2022

Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet e ekranit për tragjedinë në Himarë, ku mbeti e vrarë një 7 vjeçare, pasi shtetasi Arjan Tase humbi kontrollin e skafit.

LEXO EDHE: “S’po gjej qetësi që dje”, Einxhel flet e prekur për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë

Më i fundit është Ermal Mamaqi, i cili përmes një postimi në Instagram, thotë se dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu është të humbas fëmijën.

Sipas tij, autori do ta bënte më të lehtë nëse do të tregonte pendesë.

Postimi i plotë:

Prindi që jeton pas vdekjes së fëmijës;

Kjo është dhimbja më e madhe që mund të provojë njeriu…

Ky Piloti i Vdekjes do ja bënte më të lehtë familjarëve dhe neve nëse do tregonte pak pendesë në momentin e tragjedisë.

Të tjerat varja… Vajza nuk vjen më…

Të paktën tani është në një vend më të mirë se këtu.

Lamtumirë Jonada jonë.

Si emri jot, Deti Jon të deshi aq shumë sa të mori përgjithmonë…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!