Pedagogu Ermal Hasimja i ftuar në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhakoxhi, foli për situatën politike në vend.
Sa i përket partive të vogla, Hasimja u shpreh se funksionojnë me logjikën e mbështetjes së një partie të madhe.
I shprehur kritik për mënyrën se si funksionon politika në vend, ai shtoi se si një vend i vogël që jemi kontaktin me liderin e kemi të thjeshtë. Po ashtu ai theksoi se tek ne nuk shihet problemi te të korruptuarit, pasi në Shqipëri sipas tij, më shumë respektohet “i forti” dhe jo njeriu i ndershëm.
“Partitë e vogla më duken si parti autobus. E vetmja parti që ka pasur peshë më të madhe ishte LSI. Shqiptarët nuk kanë problem korrupsionin dhe të keqen, por e vetmja që mendojnë është se çfarë do të përfitojnë nga një situatë, çfarëdo qoftë ajo.
Në një vend të BE, nëse merret vesh që një zyrtar ka hije dyshimi për korrupsion ai kthehet në tabu, ndërsa në Shqipëri të respektojnë sepse ke pushtet. Këtu tek ne respektohet më i forti dhe jo më i ndershmi”, tha ai.
//abcnews.al/