Partia Demokratike feston sot 29-vjetorin e themelimit të saj. Për të folur për këtë ishte i ftuar në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo politologu Ermal Hasimja.
Ndër të tjera Hasimja u shpreh se PD nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij pjesa më e madhe e eksponentëve të PD duan një konsolidim të partisë.
“Edhe PD nuk është gati për zgjedhje të parakoshme.Pjesa më e madhe në PD duan konsolidimin e PD. Nuk e dinë se çfarë po ndodh. Janë gjëra që nuk zgjidhen me një mbledhje. Basha nuk ka karizmën e duhur. Kjo është edhe arsyeja që PD nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme”, u shpreh ai./abcnews.al

