Ermal Fejzullahu është një ndër këngëtarët më në zë të estradës, i cili numëron një sërë hitesh gjatë karrierës së tij artistike. Projekti më i fundit i tij mban titullin “Përjetësi”, një baladë që e solli në bashkëpunim me Fifin.
Së fundmi, ai ka zbuluar se së shpejti do të sjellë një tjetër duet. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Ermali ka zbuluar se është bërë bashkë me Getoar Selimin, po nuk dha detaje se kur do të publikohet.
Ndërkohë, ai nuk ka përjashtur dhe mundësinë e një dueti të tretë, pas suksesit të këngëve “Mi Amore” dhe “Telat”. “Me Kidën i kemi dhe 12 këngë që pritet të lancohen. Duke patur parasysh sukseset e dy dueteve mendoj se prap në të ardhmen mund të kemi edhe një këngë përndryshe e kam qikilush.”, ka shkruar Ermali. /abcnews.al