Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha për më shumë se 10 vite ka vendosur të hedhë një tjetër hap në një projekt të ri. Në një postim në Facebook, Mëhilli shkruan se pas eksperiencës politike dhe profesionale me doktorin do të përfshihet në një format analize politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale.
“Te dashur miq! Pas kaq vitesh eksperience politike dhe profesionale gjate punes me zotin Berisha, kam vendosur te angazhohem ne nje projekt te ri profesional. Ne ditet ne vijim do kem kenaqesine te perfshihem fillimisht ne nje format analize politike qe perkon edhe me nisjen e fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit.
Kjo eksperience e re uroj te jete nje kontribut modest i imi ne debatin dhe informimin publik. E di qe ka shume zera qe e bejne kete cdo dite, mire, shume mire, pelqyeshem a me pak. Per mua eshte nje mundesi per t’i dhene ze jo vetem asaj cka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajme te njejtat shqetesime. Dhe kjo vjen ne funksion te nje projekti te ri, gjithnje ne komunikim me publikun” shkruan Erla Mëhilli./ db/ Abcnews.al