Erisa Zykaj zbardh takimin mes deputetëve të Shqipërisë dhe atyre të PE: Ishte surprizë, nuk ishim mësuar me këtë stil

schedule20:06 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 20:06 - 1 Dhjetor, 2022

Gazetarja Erisa Zykaj, në një lidhje me Skype me emisionin “Radari Informativ”, në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbardhur takimin në Bruksel mes  deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetëve të Parlamentit Europian.

Zyjkaj tha se ky është një moment i veçantë pasi për herë të parë kemi një komunikim të nivelit Europian mes palëve.

Sipas Zykajt për herë të parë kemi një rezolutë të miratuar që në ditën e parë dhe jo siç ishim mësuar zakonisht.

Ndërkohë gazetarja Zykaj zbardhi dhe shqetësimet e opozitës në këtë takim, duke theksuar se kanë marrë përgjigje nga zyrtarët më të lartë të KE.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë ishte ky takim i ditës së sotme?

Zykaj: Bëhet fjalë për një rezolutë të aprovuar nga të dyja palët në nivelin parlamentar të PE dhe Kuvendit të Shqipërisë, Një stil krejtësisht Europian, sepse nuk jemi mësuar me këtë stil, kjo reflekton në futjen në një fazë të avancuar të procesit. Kemi patur deri tani një vijueshmëri të përplasjes së dy palëve aq sa nuk arrinim në konkluzionet përfundimtare, sot ishte krejtësisht diçka tjetër. Rezoluta u aprovua ditën e parë, normalisht sipas historikut të mëparshëm jemi njoftuar me këtë rezolutë ditën e dytë. Avancimi i Shqipërisë drejt BE i lë gjithmonë e më pak vend përplasjeve të brendshme politike të Shqipërisë.

Xhokaxhi: Përveç kësaj që the ajo që ka rënë në sy është se pretendimet e ngritura nga përfaqësuesit e opozitës janë marrë parasysh dhe janë bërë pjesë e kësaj opozite, mund të më bëni një renditje?

Zykaj: Mazhoranca ka pranuar pa rezervë pretendimet e opozitës. Janë katër pika shumë të rëndësishme në këtë rezolutë kërkohet që qeveria të parandalojë rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, pra duhen marrë masa kundër sulmeve kibernetike, së dyti kërkohet një trajtim i çështjes së integritetit të zgjedhjeve, mos shtrembërohet më vota, të trajtohet çështja e shitblerjes së votave. Së treti kemi patur një kërkesë të veçantë lidhur me heqjen e roaming, të telefonatave që shqiptarët bëjnë me të afërmit, pra të kemi një komunikim pa kosto mes Ballkanit dhe BE. Së fundi në rezolutë u kërkua një vëmendje e veçantë e shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar.

Xhokaxhi: Shqetësimet e opozitës në PE cilat ishin?

Zykaj: Ka tre pika kryesore ku u ndal opozita sot, në këtë takim, së pari ka të bëjë me pasaportat e arta, ka patur një ngritje të problemit nga Tabaku, të cilës i është përgjigjur Matuela, e cila ka thënë se BE është shumë i rreptë shumë i saktë dhe nuk lë vend aspak për dyshim, pasi edhe me vende anëtare, është ndjekur një procedurë e ndëshkimit. Matuela ka thënë që ne pasaportat e arta ën Shqipëri nuk i aprovojmë. Së dyti ishte Porti i Durrësit, ku Alibeaj ka shpjeguar edhe njëherë se çfarë pikëpyetje të madhe ka të bëjë porti i Durrësit. Edhe këtu kemi patur një përgjigje të qartë nga Matuela e cila ka thënë se KE po sheh me shumë kujdes nëse marrëveshja është apo nuk është në përputhje me MAS.

Xhokaxhi: Bën diferencë meqenëse marrëveshja është miratuar?

Zykaj: KE këmbëngul që duhet parë përputhshmëria. BE ka bërë gjithmonë thirrje kujdes nga aktorët e huaj, nga aktorët e jashtëm. BE është shumë më e ngadaltë por shumë më e sigurtë në investime.

Xhokaxhi: Është folur për liberalizimin e vizave, më thuaj për dialogun Prishtinë-Beograd?

Zykaj: Çollaku ka kërkuar më shumë informacion nga BE.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!