Erisa Xhixho ish-deputete e LSI-së në studion e “ABC News” ka komentuar vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar që sipas saj ishte një vendim i padrejtë.
E ndalur të mënyra se u bë shembja e teatrit Xhixho u shpreh se nuk u kuptua nxitimi i mazhorancës, sidomos në një situatë të jashtëzakonshme ku ndodhet vendi për shkak të pandemisë.
“Ngjarja u shoqërua me skena dhune, me një terror të pajustifikuar”, u shpreh Xhixho, ndërsa shtoi se në ato protestë u shkelën hapur të drejtat e njeriut.
Më tej Xhixho u shpreh se politika në Shqipëri ka nevojë për një hapje ndaj intelektualëve, për një frymë të re të rinisë që populli të zgjedhë i lirë, me votë të lirë. Gjithashtu theksoi se zgjidhja e vetme në këtë situatë janë vetëm zgjedhjet.
A do të bëni lëshime por hir të konsensusit?
Xhixho: Kemi pasur një vendimmarrje të BE, për 15 kushtet. Pa u plotësuar këto kushtet ne nuk mund të fillojmë negociatat.
Opozita nuk ka marrë asnjë përgjigje për të gjitha propozimet e bëra për Reformën Zgjedhore. Nuk ka pasur asnjë moment reflektimi për të gjithë betejën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtu ka munguar vullneti politik i mazhorancës, e cila përdor paratë e krimit të organizuar./abcnews.al