“Eris” po përhapet me ritme të shpejta, shkencëtarët paralajmërojnë: Mund të përhapet më shumë në shtator

schedule11:13 - 12 Gusht, 2023

schedule 11:13 - 12 Gusht, 2023

Covid duket se ditët e fundit është rikthyer me një përhapje të shpejtë përsa i përket numrit të infektuarve në mbarë botën autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për përhapjen e nënvariantit të ri EG.5.1. (Eris) i llojit Omicron , i SARS-CoV-2, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e karakterizoi si një nënvariant me interes epidemiologjik.

Shkencëtarët po monitorojnë qarkullimin e tij në komunitet dhe zbulimi është se ai po rritet me një ritëm të shpejtë, ku deri më tani është përhapur në 51 vende.

Nga të dhënat e deritanishme, rreziku që paraqet Eris për shëndetin publik është i ulët. “Varianti Eris” na kujtoi se SARS-CoV-2, mutacionet dhe nënvariantet e tij janë këtu”, thekson për APE-MPE, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Spitalorë Athinë-Pireus (EINAP) Matina Pagonis.

Ndër të tjera ajo shprehet se nuk ka indikacione se shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e mëparshme, pasi simptomat e saj janë të lehta dhe gjendja aktualisht është nën kontroll.

Ndër të tjera ajo rekomandon që personat që i përkasin grupeve vulnerabël (të moshuar, që vuajnë nga sëmundje themelore) të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e mbrojtjes personale, pasi janë në rrezik të madh nga rritja e qarkullimit të koronavirusit në komunitet.

Vjeshta duket se është dhe periudha më shqetësuese për shkencërarët të cilët mendojnë se mund të jetë dhe koha kur ky mutacion për shkak  të mbylljes së pushimeve verore dhe hapjes së shkollave mund të çojë në një përhapje më të madhe të këtij variant.

Incidenca globale e nënvariantit të ri është afërsisht 18% e rasteve. “Eris” tashmë përbën 20% të rasteve të identifikuara në Azi, 10% në Evropë dhe 7% në Amerikën e Veriut. Varianti i ri është tashmë varianti i dytë më i zakonshëm në MB, me 14%, dhe muajin e fundit rritja e këtij nënvarianti është shoqëruar me rritje të sëmundshmërisë në komunitet. Në SHBA shkalla e rasteve pozitive është 17% dhe ka një rritje të rasteve, vizitave në urgjencë dhe spitale. Shkencëtarët raportojnë se aktualisht nuk ka asgjë që të sugjerojë se ky lloj i veçantë po nxit këto rritje.

Simptomat e shkaktuara nga “Eris” janë :

* Rrjedhje nga hunda

* Dhimbje koke

* Lodhje (e lehte ose e rende)

* Teshtitje

* Dhimbje fyti

* Ethet (nese eshte e pranishme), zgjat nje deri ne dy dite.

Ndër të tjera ekspertët shprehen se fatmirësisht deri më tani ky variant nuk shkakton simptoma serioze. Por gjithashtu bëhet thirrje nga autoritetet që qytetarët të jen ëtë kujdesshëm dhe të respektojnë masat kryesore të higjenës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!