Erion Veliaj është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës.
Burime nga KQZ bëjnë me dije se në këtë institucion sapo është depozituar edhe lista e ASHE me 100 kandidatët për Këshillin Bashkiak.
Që në ditën e parë si kryebashkiak, Veliaj u zotua për t’i dhënë kryeqytetit një frymë të re, më moderne, për ta kthyer në një qytet të jetueshëm për njerëzit. /abcnews.al