Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erion Veliaj në detyrë/ Gjikondi: Rama nuk i ka kërkuar asnjëherë të japë dorëheqjen. Mban pozicion asnjanës

schedule13:37 - 14 Nëntor, 2025

schedule 13:37 - 14 Nëntor, 2025

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, juristja Brizida Gjikondi, komentoi rikthimin e Erion Veliajt në detyre, duke analizuar edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.

Gjikondi u shpreh se kryeministri Edi Rama, duhet t’i kishte kërkuar Veliajt që të vendoste interesin e Tiranës, përpara interesit të tij personal.

“Një komunikim politik, ne e dimë që shpesh politika nuk është ajo që thuhet. Mendoj se zoti Rama gjatë gjithë intervistës së tij të djeshme u përpoq të ishte “i rrumbullakosur”, por nuk është koherent me Gjykatën Kushtetuese.  Përgjigjet nuk ishin të fokusuara tek pyetjet, e di që Rama gjithmonë arrin të rrëshqasë nga pyetjet. Gjykata Kushtetuese tërhoqi vëmendje sipas procedurave ligjore. Figurat politike duhet të kenë një ekosistencë morale, por për figura të spikatura patjetër dëmtohen ata dhe partia që i mbështet. Rama asnjëherë nuk shprehur që Veliaj të kërkonte dorëheqjen që të vendoste qytetin përpara interesin personal.

Asnjëherë nuk i bëri thirrje zotit Veliaj. Nuk ka pasur komunikim…E vërteta e tyre në fillim me shkarkime e kryetarëve të bashkisë ka qenë tjetër. Por nuk arriti ti kërkojë që Veliaj të vendosë përpara interesin e Tiranës dhe jo interesin e tij të vogël. Por si duket kërkon të mbajë një pozicion asnjanës mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përgjigjes që dha dje Rama. Por unë dyshoj që vendimi i Kushtetueses ka patur ndikim politik. Zoti Rama është përpjekur të mos interferojë tek drejtësia e re…Sa i takon Prokurorëve dhe daljen e dosjeve, në fakt shpesh ndodh që t’i nxjerrin avokatët e çështjeve. Shpesh nuk dalin direkt nga prokurorë të SPAK, por nga avokatë që shpesh përdoren politikisht për të sulmuar një person apo një tjetër”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!