Vajzat “Tik-Tok” të spektaklit “Kosherja” kanë shkuar këtë të dielë te fallxhorja për të parë fatin.
Të luajtura nga aktorët Bes Kallaku dhe Juxhin Plovishti, ato kanë shkaktuar shumë të qeshura. Madje në një moment, fallxhorja i ka thënë që kanë ardhur një herë vjet, por dyshja kanë sqaruar që bëhej fjalë për Erion Isain, i cili tashmë ka lënë aktrimin duke ju përkushtuar bashkisë së Ersekës.
Fallxhorja: Po ju keni qenë edhe vjet këtu te unë.
Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): Jo, jo për zotin nuk isha unë, ka qenë Erion Isai.
Vajza “Tik-Tok”(Besi):Asaj i doli fati me një milioner nga Erseka, sa pa dorën tek ty. Tani ka ngel në derë kjo.
Fallxhorja: Të ka dal shkronja ‘E’, që të do shumë dhe e do shumë.
Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): Elektriçisti.
Fallxhorja: Kë ke me ‘G’ ti? Të ka dal një ‘G’ që të do dhe e do. Po kjo ‘G’ ka dal paksa shtatzënë.
Vajza “Tik-Tok”( Juxhini): E zeza “G-ja” është Goni, shoferi i furgonit./abcnews.al