Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho këtë të mërkurë në Byro Politike është shprehur se përmes zbatimit të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit një pjesë e madhe e popullatës të nisë jetën normale.
Dasho ndër të tjera është shprehur se tashmë koronavirusi nuk është më një sëmundje e frikshme siç ishte në fillim, por është një sëmundje që duhet të trajtohet nga mjekët dhe gjithahstu ne duhet të jemi të kujdeësshëm dhe të ruajmë kategoritë vulnerabël.
“Testet duhet të vijnë të validuara nga prodhuesidhe më pas nga Organizata Botërore e Shëndetsisë. Grupi i ekepertëve duhet të shikojë qindrat e testeve dhe të zgjedhë një test që të jetë i besueshëm. Në Nju York ka përfunduar një testim dhe ka konstatuar se vdekshmëria është 0.46% , nëse 1000 mijë persona sëmuren 4-5 persona mund të vdesin ndërsa gripi normal e ka 2 për një mijë. Kjo gjetje në Nju York për mua e ndryshon atë konceptin e frikshëm që ne kishim për këtë sëmundje.
Duhet të ruajmë kategoritë vulnerabël, personeli mjeksorë, personat mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje të tjera dhe popullata mund ti kthehet jetës normale, duke parë konturin e përgjithshëm ku Gjermania ka lehtësuar një masë të madhe masash kufizuese dhe një pjesë e madhe e vendeve Evropiane po e ndjekin dhe kanë hapur shkollat. Tashmë koncepti i SARS COV 2 ka rënë dhe tashmë nuk është fenomen frikësues, por një sëmundje që duhet që të vlerësohet me përgjegjshmëri. Ashtu siç kemi një trajtim për sëmundjen e gripit. Publikut vazhdimisht duhet ti kërkojmë që të mbrojë veten dhe ne të vijojmë që të mbrojmë kategoritë si të moshuarit dhe të sëmurët”,është shprehur Dasho.
Ndër të tjera eksperti Dasho në ka theksuar se virusi akoma është i ri, pasi popullata nuk ka krijuar imunitet dhe ne duhet ta dimë se ai do të rikthehet mes nesh.
“Ky virus është ende i ri dhe popullata nuk ka ende imunitet, Nju Yorku ku ka ndodhur një përhapje e madhe e koronavirusit, ka kaluar në 20-25% e imunitetit të popullsisë, po ashtu edhe në Suedi mendohet se mund të ketë arritur deri në 40%, ndërsa në vendin tonë shkalla e imunitetit është e ulët pasi kishim masa ekstreme. Nuk mund të themi se virusi nuk do të kthehet, në Shqipëri ne e kemi trajtuar si bombë dhe pacientët gabimisht “kamikazë”. Unë kabinettit shëndetsor të mjeksisë i kam dhënë disa teste nga organizata shumë të rëndësishme dhe që janë të besueshme që është përdorur në Shtetet e Bashkuara Arabe”, ka thënë ndër të tjera eksperti i Shëndetit Publik./abcnews.al