Christian Eriksen do të largohet nga Tottenham, por nuk dihet akoma nëse do të ndodhë në janar apo në fund të sezonit, atëherë kur i përfundon kontrata me kubin anglez dhe del lojtar i lirë.
Manchester United po insiston për shërbimet e organizatorit danez, por lojtari ka refuzuar mundësinë e transferimit në “Old Trafford”. AS raporton se Eriksen ka një tjetër preferencë dhe po pret… Realin e Madridit.
28-vjeçari dëshiron transferimin tek ekipi i Zidane dhe po pret fundin e sezonit për ta kryer këtë lëvizje. Zidane e pëlqen shumë futbollistin nordik dhe do të ishte i lumtur ta mirëpriste te “Los Blancos”. /abcnews.al