Interi kërkon një mesfushor cilësor dhe trajneri Antonio Conte do donte nga Chelsea francezin N’Golo Kante. Një objektiv i vështirë për t’u arritur.
Zikaltrit nuk mund të paguajnë 50 milion euro për kampionin e botës dhe kanë menduar të përfshijnë një futbollist në operacionin e merkatos.
Bëhet fjalë për Christian Eriksen, danezin që Interi e mori në janar nga Tottenham për 20 milion euro. Te Chelsea gjithsesi nuk heqin dorë nga Kante dhe Interi duhet të gjejë një formulë tjetër, ose të ndryshojë objektiv. /abcnews.al