Thomas Frank, menaxheri i Brentfordit, ka konfirmuar se danezi Christian Eriksen nuk do të luajë këtë të mërkurë kundër Manchester Cityt.
Futbollisti danez, i cili pësoi një aritmi kardiake gjatë ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Finlandës, në Euro 2020, u rikthye në stërvitje këtë javë pasi nënshkroi për skuadrën londineze, por ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij në fushat e lojës.
“Kam folur me Christian pas stërvitjes dhe ai është i kënaqur dhe i lumtur që është përsëri pjesë e një ekipi dhe një klubi. Kështu siç është, ai po përshtatet shumë mirë me modelin që kemi këtu,” tha Frank në një konferencë për shtyp.
Brentford viziton Manchester Cityn nesër në Premier League, por Frank konfirmoi se Eriksen nuk është ende gati.
Për debutimin e tij të mundshëm, Frank tha se do të flasin vazhdimisht me të, por nëse një gjë është e sigurt, është se ai nuk do të luajë kundër Cityt. “Do ta vlerësojmë dita-ditës”, shtoi trajneri.
Takimi i radhës i ‘Bletëve’ do të jetë të shtunën kur do të përballen me Crystal Palace. /albeu.com