Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, nga mbetur i mahnitur nga atmosfera në “San Siro”. Zikaltrit mbrëmjen e djeshme arritën një fitore të madhe dhe të rëndësishme, duke fituar me përmbysje. Pjesa e parë foli vetëm për kuqezinjtë, por në pjesën e dytë në fushë ishte një Inter tjetër dhe arriti që nga 0-2 të fitojë 4-2.
“Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Në pjesën e parë ishim dobët, por fitoret me përmbysje janë gjithmonë speciale. Më erdhi keq për atë gjuajtjen time. Ishte një goditje e bukur, por që u ndal nga shtylla. Nëse ajo do të shkonte në rrjetë, atëherë do të ishte qershia mbi tortë,” tregon Eriksen për “La Gazzetta dello Sport”.
“Tifozët ishin fantastikë. Na mbështetën që nga fillimi takimit deri në fund. Koreografia më la pa fjalë, nuk mund ta jetosh këtë atmosferë në Premier League pasi atje dhe nuk lejohet kjo gjë. Që në momentin që autobusi mbërriti në stadium, tifozët ishin aty për në duke kënduar. Aty ti e kupton rëndësinë që kjo ndeshje ka,” deklaron mesfushori danez. /abcnews.al
Christian Eriksen almost scoring the free kick of a lifetime pic.twitter.com/USgv7xydBT
— Inter vs Milan Videos (@DerbydiMilano) February 9, 2020