Erik ten Hag: Man United ishte larg standardit të nevojshëm për të arritur në krye, duam të jemi klubi më i madh në botë

schedule20:44 - 9 Nëntor, 2022

schedule 20:44 - 9 Nëntor, 2022

Eric ten Hag ka folur për të qenë trajner i Manchester United.

“E dija që në fillim se procesi do të ishte emocionues, por sfidues. Manchester United ishte larg standardeve të nevojshme për të arritur në krye.

Kemi punuar pesë muajt e fundit, por e shihni vetë se ka ulje-ngritje. Ndonjëherë duhet të pranoni rezultatet e këqijam ato shërbejnë si mësim dhe ndihmojnë për t’u bërë më të mirë. Ne po ecim në drejtimin e duhur, por ka ende shumë punë për të bërë.

Kur je te Manchester United, je fokusi i shumë njerëzve, sepse është një nga klubet më të mëdha në botë. Dhe ne duam të bëhemi klubi kryesor në botë. Është një sfidë e madhe, por më pëlqen sepse të jep forcë. Dua të bëj gjithçka për t’u rikthyer në pozicionin që meritojmë, në majën e botës”, tha Erik ten Hag. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!