Erik ten Hag, ka thënë se ka kaluar “mbrëmje të mrekullueshme” me Sir Alex Ferguson kur u pyet për takimin e fundit me ish-trajnerin legjendar të Man United.
Në fillim të kësaj jave, Ten Hag dhe Ferguson u fotografuan duke darkuar së bashku në një restorant me Djajtë e Kuq duke u përgatitur për dy ndeshje të mëdha kundër Barcelonës dhe Newcastle United.
“Më pëlqen gjithmonë të flas me njerëz që kanë shumë njohuri, shumë përvojë,” u tha Ten Hag gazetarëve gjatë konferencës për shtyp të së mërkurës.
“Ishte një natë e mrekullueshme dhe mezi pres që natën tjetër me të”. /G.D abcnews.al/