Erik Lloshi flet për “Festivalin e Këngës”: Shumë artistë s’kanë patur hapësirën e duhur

schedule11:35 - 25 Nëntor, 2020

schedule 11:35 - 25 Nëntor, 2020

Këngëtari Erik Lloshi ka komentuar lajmin që qarkulloi para dy ditësh në media, ku thuhej se Anxhela Peristeri ishte përcaktuar nga juria fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit. Sipas tij, nuk ka një konkurrim të drejtë në festival dhe se shumë artistëve nuk iu është bërë publiciteti i duhur.

Gjithashtu, këngëtari shprehu indinjatën ndaj asaj që mediat vendosin në fokus, duke thënë se kënga e tij që trajton një temë të rëndësishme siç është aborti, nuk merr vëmendjen e duhur.

“Duhet të ketë një censurim dhe dënim për lajme të tilla sepse nuk është një shaka por është një festival kombëtar. Kur një person guxon dhe nxjerr një lajm të tillë, nuk kam asgjë me kolegët e mi por janë 26 këngë dhe jo dy ose tre.

LEXO EDHE: Anxhela Peristeri u shpall fituese para festivalit, Martin Leka sqaron për ABC zërat

Përderisa të gjitha janë pranuar duhet të ketë secila prej tyre hapësirën e vet. Ky është konkurrimi i drejtë. Jo që nuk është kështu por dhe emrat e muzikës janë lënë jashtë hapësirës që duhet. Po fus veten time dhe shumë emra të tjerë që nuk iu është bërë publiciteti i duhur aty ku duhet të jetë.

Kur dal unë me gruan time në një fotografi bëhet lajm në të gjithë Shqipërinë, dhe unë nxjerr një këngë që flet për abortin dhe nuk flet askush. Kjo është padituri. Unë nuk kam asnjë gjë as me RTSH-në, e kam në përgjithësi se çfarë ndodh dhe se si funksionon këtu.“, tha këngëtari. /abcnews.al