Partizani po bëhet gati për derbin e kryeqytetit dhe shqetësimi i trajnerit Ilir Daja është mesfushori Ergys Kaçe.
Korçari ka pësuar një dëmtim dhe shanset që të jetë në ndeshjen e të hënës kundër Tiranës janë të pakta.
Kështu stafi tekniku duhet të mendojë për ndonjë alternativë tjetër. Ndërkohë ka edhe lajme të mira.
Jasir Asani, sipas Panorama Sport, mund të transferohet në janar te Partizani. Të kuqtë kanë rënë dakord për huazimin e sulmuesit anësor. / abcnews.al