Moti i keq dhe me stuhi ka shkaktuar dëme të shumta materiale në qytetin e Shkodrës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al, pemët janë rrëzuar duke rënë mbi makinat e parkuara anë rrugës, për pasojë ato i janë shkatërruar plotësisht.
Gazetari Simon Shkreli raporton për Abcnews.al se disa prej banorëve kanë ngritur edhe një tjetër shqetësim.
Sipas tyre, pemët nuk janë krasitur dhe kujdesi për to ka munguar që prej dy vitesh.
“Jemi në prag të dimrit, filluan erërat stuhitë. Këta filluan krasitjen sot. Nëse këto pemë nuk krasiten këtu është rrezik i madh se kalojnë makinat, njerëzit. Këto kanë dy vjet që s’janë krasitur. Edhe ndriçimi nuk shihet nga pemët. Nëse do të krasiten, ndriçimi nuk do mungojë edhe aksidente nuk do ketë”, shprehet banori.
Stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë vijuar përgjatë gjithë natës ndërkohë që sipas Institutit meteorologjik kushtet e përkeqësuara të motit do të vijojnë gjatë gjithë fundjavës.
N.D./abcnews.al