Ishte një fitore e thellë, për të “harruar” disfatën në “klasike” ndaj “Harkëtërv” të Ajax.
Kampionët në fuqi të Holandës janë rikthyer te fitorja në Eredivisie, me “Bardhekuqtë” e PSV Eindhoven që kanë arritur të mundin skuadrën e NAC Breda, në transfertë, me rezultatin e thellë, 3-0 në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit holandez.
Fitorja mund të thuhet që u “hipotekua” që në pjesën e parë, pas golave të Ricardo Pepi e Ismael Saibari në minutat 21’ e 34’, ndërsa për “vulosur” fitoren e thellë, 3-0 mendoi supertalenti belg i sulmit, Johan Bakayoko, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 65’-të, të fraksionit të dytë të lojës.
Falë këtij rezultati, skuadra e PSV ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe mbetet në vendin e parë, ndërsa NAC Breda mbetet në vendin e 9-të me 15 pikë. /i.m /abcnews.al