Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Erë e fortë dhe reshje në Vlorë/Pezullohet lundrimi, pa energji Llogaraja e Dukati

schedule12:35 - 3 Shkurt, 2018

schedule 12:35 - 3 Shkurt, 2018

Moti i keq ka pezulluar lundrimin detar në Vlorë. Trageti i linjes Vlorë-Brindizi nuk ka kryer itenerarin e zakonshëm nga kushtet e këqija atmosferike. Ndërsa nuk do të lejohet lundrimi edhe për mjetet e tjera siç janë anijet e peshkimit të cilat ndodhen të ankoruara në zonën e Triportit pranë Zvërnecit. Deti ka arritur forcën 8 ballë, ndërsa shpejtësia e erës ka shkuar deri në 30 metër për sekondë. Kapiteneria e Vlorës konfirmon se situata e tillë pritet të vijojë gjatë gjithë ditës së shtunë.

Problematika ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike në zonën e Dukatit dhe Llogarasë për shkak të erës së fortë që ka shkaktuar dëmtimin e rrjetit./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!