Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka ngritur alarmin në Athinë dhe Nikosia rreth terrorizmit islamik, duke theksuar se kjo është pjesë e planeve të Tayyip Erdogan, raporton protothema.
Sipas një njoftimi konfidencial nga Presidenti i Egjiptit me homologun e tij qipriot Nikos Anastasiadis dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, botuar nga gazeta “TA NEA Savvatokyriako”, Kajro është i shqetësuar jo vetëm për përfshirjen e Ankarasë në të gjitha konfliktet rajonale, por kryesisht në lidhje me mënyrën në të cilën “sulltani” po angazhohet dhe po përdor qartazi faktorin islamik.
Gjatë samitit trepalësh, Qipro – Greqi- Egjipt, Al Sisi iu drejtua dy homologëve të tij duke u thënë se kjo çështje është jashtëzakonisht e rëndësishme për Egjiptin. Ai gjithashtu theksoi se kjo është një nga çëshjet kryesore që duhet trajtuar sa më parë në agjendën e tyre diplomatike.
Presidenti egjiptian iu drejtoi udhëheqësve grekë dhe qipriotë – në lidhje me frontin në Libi, sigurinë e brendshme të Egjiptit dhe kontrollin thelbësor të islamikëve në vend dhe rajonin e gjerë duke cituar se kjo ka një rëndësi të madhe për Kajron. s.ba/abcnews.al