Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kreun e Kremlinit Vladimir Putin, sipas la repubblica.
Të dy udhëheqësit diskutuan krizën në Ukrainë dhe mundësinë që Turqia të presë një takim midis Moskës dhe Kievit që favorizon vendosjen e një armëpushimi.
Erdogan ka insistuar vazhdimisht të kryejë rolin e negociuesit gjatë dy muajve të fundit të luftës. Qeveria turke ditët e fundit ka intensifikuar telefonatat diplomatike për të mundësuar takimin e lidërve të Ukrainës dhe Rusisë.
Ditën e djeshme, Erdogan mirëpriti në Ankara Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, një takim në të cilin presidenti turk ritheksoi urgjencën për vendosjen e armëpushimit.
/abcnews.al