Erdogan: Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 14 maj

schedule11:07 - 1 Mars, 2023

schedule 11:07 - 1 Mars, 2023

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të mërkurën se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Turqisë do të mbahen më 14 maj, pak më shumë se tre muaj pasi tërmetet shkatërruese vranë më shumë se 45,000 njerëz në Turqi.

“Ky komb do të bëjë atë që është e nevojshme më 14 maj nëse do Zoti,” tha Erdogan në një fjalim para ligjvënësve të Partisë AKP në parlament.

Ishte hera e parë që presidenti turk konfirmoi datën e zgjedhjeve pas tërmeteve të 6 shkurtit. Kujtojmë se ka pasur pakënaqësi të madhe popullore ndaj qeverisë turke dhe reagimit të shtetit ndaj tërmeteve.

Presidenti i Turqisë, gjatë vizitës së tij në qytetin e goditur nga tërmeti, Antiyaman, kërkoi falje, para protestave publike.

“Fatkeqësisht, për shkak të shkatërrimit të lëkundjeve të forta dhe kushteve të këqija atmosferike dhe vështirësive për shkak të shkatërrimit të infrastrukturës, nuk mundëm të punonim siç do të kishim dashur në Antiyaman në ditët e para. Dhe për këtë kërkoj falje”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!