“Ky do të jetë një shekull që do të shkëlqejë akoma më shumë ylli i Turqisë”. Kështu ka deklaruar të dielën kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalës së tij në një ceremoninë inaugurimi në Marmaris, duke theksuar se në periudhën e koronavirusit post-pandemik, vendi do të vijë më i fuqishëm në të gjitha nivelet.
“Ne fillimisht kthejmë ëndrrat tona në plane dhe me kalimin e kohës i realizojmë planet tona një nga një. Gjithçka që bëjmë ne bëjmë për Turqinë. Turqia do të dalë nga periudha e epidemisë së re të koronavirusit shumë më e fortë ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht. Ky shekull do të jetë një shekull që do të shkëlqejë edhe më shumë ylli”, tha Erdogan, ndër të tjera, duke folur më tej edhe për Islamofobinë.
“Njerëzit në vendet më të zhvilluara kanë vdekur para syve të botës sepse ata kishin qasje në shërbimet themelore shëndetësore. Islamofobia dhe ksenofobia që janë orientuar nuk do t’i shpëtojë vendet perëndimore nga ky ngërç që ka ardhur veçanërisht kohët e fundit”, pPërfundoi presidenti turk. g.v/abcnews.al