Një valë e re arrestimesh në masë ka ndodhur në Turqi, vend i cili eshte në gjendje emergjence që prej grushtit të dështuar të shtetit. Në javën e fundit, mbi 1 mijë persona janë arrestuar në të gjithë vendin per akuzën e lidhjeve me terrorizmin. Të dhënat janë publikuar nga ministria e Brendshme.
Siç ka ndodhur zakonisht pas grushtit të shtetit të Korrikut të 2016-s, në shënjestër të policisë përfunduan mbështetësit e imamit Fetullah Gylen. Ky i fundit akuzohet nga presidenti Erdogan se qëndron prapa tentativës për ta rrëzuar nga pushteti. Megjithatë Gylen nuk ka pranuar akuzat. Ndërkohë, gjate gjendjes se emergjencës, sipas OKB, në Turqi janë arrestuar të paktën 160 mijë persona./abcnews.al