Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan filloi një valë të re duke deklaruar se do të “shtrinte dorën” në pjesë të tjera të botës.
“Ne kemi përgjegjësi të mëdha. Ashtu si në Afganistan, Azerbajxhan dhe Libi. Duke shtrirë dorën drejt Libisë, duke shtrirë dorën drejt Azerbajxhanit, ne kemi sjellë qetësi në rajon” tha presidenti turk.
“Si në Siri, ashtu edhe në Irak. Faleminderit për aftësinë, besimin, vendosmërinë, planifikimin dhe përgatitjen për të marrë përgjegjësi të tilla” tha ai gjatë një takimi duke paralajmëruar për lëvizje të tjera në horizont./ Abcnews.al