Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në fjalimin e tij pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, duke iu referuar politikës së jashtme dhe vizionit të qeverisë së tij tha se: “Turqia është më e madhe se kufijtë e saj, më e madhe se 780,000 km katrorë”.
“Ne nuk jemi të izoluar brenda kufijve dhe këtë e tregoi pjesëmarrja (përfshirë ceremoninë e betimit të presidentit turk të shtunën e kaluar) e kaq shumë liderëve nga të gjitha anët e botës”, vazhdoi lideri turk i cili u rizgjodh për një mandat të ri më 28 maj.
/abcnews.al