Erdogan tregon kushtin e Rusisë për tu rikthyer në marrëveshjen e grurit

schedule13:56 - 5 Shtator, 2023

schedule 13:56 - 5 Shtator, 2023

Duke folur me gazetarët pas takimit që zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi, Erdogan thuhet se tha se normalizimi ishte i mundur nëse arrihej përparim në luftën kundër terrorizmit, si dhe në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve dhe në procesin politik.

“Ne kemi parë përfitimet e dialogut që kemi vendosur mbi bazën e respektit të ndërsjellë, si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në nivel rajonal dhe global.

Shembulli më i mirë është marrëveshja e Detit të Zi, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër krizës globale të ushqimit. Rigjallërimi i iniciativës është një çështje prioritare për të gjithë botën.

Ne jemi në kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara për këtë çështje. Siç e dini tashmë, ne kemi Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj”, shtoi presidenti turk, duke iu referuar marrëveshjes së grurit.

Në fakt, Erdogan iu kundërvu edhe kërkesave të Moskës për t’u kthyer në marrëveshje, duke thënë: “Rusia ka dy kërkesa specifike.

Njëra është lidhja e bankës ruse bujqësore Ziraat Bank me sistemin SWIFT.

Aktualisht, bankat ruse janë jashtë sistemit SWIFT për shkak të sanksioneve. Siç e dini, ky vend eksporton 120-130 milionë tonë drithë në vit. Kështu ata duan të mbledhin paratë për grurin që shesin.

Së dyti, ata duan që anijet që përdoren për transport të jenë të sigurta. Anijet duhet të jenë të sigurta për të transportuar mallra në portet europiane ose të tjera.

Për shkak të sanksioneve, kompania e sigurimeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i siguron anijet.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!