Erdogan thirrje Rusisë: Kthejani Krimenë Ukrainës, është e drejtë e ligjit ndërkombëtar

schedule15:33 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:33 - 11 Shtator, 2024

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan i bëri thirrje Rusisë që t’i kthejë Krimenë Ukrainës, të cilën Moska e ka në pronësi që nga viti 2024.

Në një video-mesazh drejtuar Samitit të Liderëve të Platforma e Krimesë, nënvizoi se kthimi i Krimesë në Ukrainës është një kërkesë e së drejtës ndërkombëtare.

“Mbështetja jonë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës është e palëkundur. Kthimi i Krimesë në Ukrainë është një kërkesë e ligjit ndërkombëtar”, tha Erdogan, duke nënvizuar qëndrimin e Turqisë kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014.

Erdogan theksoi se Turqia nuk e kishte njohur kurrë aneksimin e Krimesë, për të cilën ai tha se kishte përkeqësuar gjendjen e banorëve të rajonit dhe nënvizoi të drejtën e tatarëve të Krimesë për të jetuar “lirë, të sigurt dhe në paqe në atdheun e tyre”.

Në përfundim të fjalës së tij, presidenti turk shprehu dëshirën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përmes një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, të bazuar në integritetin territorial dhe pavarësinë e vendit.

/abcnews.al