Erdogan thirrje Perëndimit të marrë parasysh kërkesat e Rusisë për grurë

schedule15:29 - 21 Korrik, 2023

schedule 15:29 - 21 Korrik, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se bisedimet e tij të planifikuara me presidentin rus Vladimir Putin mund të çojnë në rikthimin e marrëveshjes për eksportet e grurit përmes Detit të Zi.

Ai u bëri thirrje vendeve perëndimore të marrin në konsideratë kërkesat e Rusisë.

“Përfundimi i Marrëveshjes së Detit të Zi do të ketë një sërë pasojash, nga rritja e çmimeve globale të ushqimeve deri te mungesat në disa zona dhe ndoshta duke çuar në valë të reja migrimi,” tha Erdogan.

“Unë besoj se duke diskutuar tërësisht çështjen me Presidentin Putin, ne mund të sigurojmë vazhdimin e përpjekjeve humanitare,” shtoi Erdogan.

Rusia u tërhoq ketë javë nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. Marrëveshja lejoi eksportimin e grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi vitin e kaluar në mënyrë të sigurt.

Rusia ka njoftuar se do t’i kthehet marrëveshjes vetëm nëse plotësohen kërkesat e saj për akses më të lehtë të ushqimit dhe plehrave të saj në tregjet botërore.

Vendet perëndimore argumentojnë se Rusia nuk e ka problem të shesë ushqime, e cila është e përjashtuar nga sanksionet ekonomike.

“Ne e dimë se presidenti Putin gjithashtu ka pritshmëri nga vendet perëndimore dhe është jetike që këto vende të ndërmarrin veprime për këtë çështje”, tha Erdogan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!