Erdogan: Të gatshëm të trajtojmë palestinezët e plagosur në spitalet tona

schedule09:24 - 10 Nëntor, 2023

schedule 09:24 - 10 Nëntor, 2023

Turqia ka bërë përgatitjet e nevojshme për të pritur palestinezët e plagosur dhe pacientët me sëmundje kronike nga Gaza në spitalet e saj për trajtim, siç tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Duke folur me gazetarët pas vizitës së tij në Uzbekistan, Erdogan tha gjithashtu se Turqia do të bëjë përpjekje për të rritur presionin ndaj Izraelit për të siguruar që palestinezët e plagosur mund të evakuohen nga Gaza.

Siç tha presidenti turk, gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken në Ankara, të dy burrat diskutuan rritjen e numrit në ditë të kamionëve që transportojnë ndihma humanitare në Gaza në të paktën 500.

Kreu i diplomacisë amerikane e cilësoi këtë propozim pozitivisht gjatë bisedimet e tij me homologun e tij turk Hakan Fidan, theksoi Erdogan. Ankaraja do të ndërmarrë hapa për furnizimin e Gazës me ambulanca, ushqim, ujë dhe ilaçe në bashkëpunim me vendet e tjera, përfundoi presidenti turk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!