Erdogan shpreh ngushëllimet e tij ndaj Greqisë për tragjedinë në Larisa

schedule16:57 - 1 Mars, 2023

schedule 16:57 - 1 Mars, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllimet dhe pikëllimet e tij për tragjedinë tragjike në Larisa përmes Twitterit.

“Presidenti @RTERdogan i dërgoi një mesazh Presidentes së Greqisë Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për aksidentin e trenit në Greqi,” thekson Presidenca turke në dy postime në Twitter.

“Në mesazhin e tij, Presidenti Erdogan shprehet se është thellësisht i pikëlluar për aksidentin e trenit në Greqi. Ai shpreh ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në aksident dhe i uron të plagosurve shërim të shpejtë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!