Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se sanksionet e SHBA-së ndaj Turqisë për blerjen e sistemeve ruse S-400 nuk do të arrijnë qëllimin e tyre. Qëllimi i sanksioneve, tha ai, është të pengojnë përpjekjet e industrisë së mbrojtjes të Ankarasë.
Në një deklaratë, presidenti turk tha se sanksionet ishin një akt “armiqësor” dhe një sulm i drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara ndaj sovranitetit turk.
Ai argumentoi se sanksionet nuk do të ndalonin përpjekjet e Ankarasë. Erdogan shtoi se do të ketë disa çështje, por Turqia nuk do të preket prej tyre.
Po ashtu ai vuri në dukje se asnjë vend nuk është sanksionuar sipas legjislacionit CAATSA përveç Turqisë, që shtoi ai, është një aleat i SHBA në NATO. “Çfarë lloj aleance është kjo?”, tha Erdogan.
Presidenti turk gjithashtu këmbënguli që Ankaraja të vazhdojë të punojë për ta bërë industrinë e saj të mbrojtjes plotësisht të pavarur. g.v/abcnews.al