Kanë shkaktuar polemika të ashpra në Australi dhe në Zelandën e Re veprimet e presidentit turk Erdoan. Ky i fundit ka publikuar pamje të masakrës në Kristçërç për të treguar sipas tij, se deri në çfarë niveli arrin urrejtja dhe paragjykimi për islamin.
Përshkallëzohen tensionet mes Zelandës së Re, Australisë dhe Turqisë. Presidenti turk Erdoan ka publikuar pjesë të videos së vrasësit në xhamitë e Kristcërc. Gjatë një mitingu në Eregli, kreu i shtetit u shpreh se duke publikuar pamjet dëshironte të tregonte se cili ishte niveli i urrejtjes dhe paragjykimit për islamin.
Australia edhe Zelanda e re kanë reaguar me indinjatë ndaj deklaratave të Erdogan, i cili një ditë më parë kishte thënë se anti-myslimanët në Turqi do të dërgoheshin në vendet e tyre brenda arkivolëve si gjyshërit e tyre më parë. Erdoan i referohej betejës së Galipolit, simbol i rezistencës otomane dhe turke kundër imperializmit evropian gjatë luftës së parë botërore. Duke iu referuar qeverisë së Zelandës së re, presidenti turk u shpreh se duhen ndryshuar ligjet në mënyrë që autori i masakrave në Kristcërc të dënohet në mënyrë ekzemplare.
Kryeministri Australian, Skot Morison, i konsideroi të poshtra dhe të papërgjeshme fjalët e Erdoan, dhe kërkoi një takim urgjent me ambasadorin në Ankara për të kërkuar sqarime për këto deklarata.
Nga ana e saj kryeministrja e Zelandës së re Jasinda Ardern bëri të ditur se zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm do të udhëtojnë në Turqi për të sqaruar këto deklarata ballë për ballë./abcnews.al