Erdogan pret në pallat Presidentin e Izraelit

schedule18:20 - 9 Mars, 2022

schedule 18:20 - 9 Mars, 2022

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan e ka pritur të mërkurën Presidentin e Izraelit Isaac Hezog me ceremoni të veçantë.

Erdogan vitin e kaluar, sipas Jerusalem Post, i kishte telefonuar Herzogut për ta uruar për zgjedhjen në postin e Presidentit ndërsa kishte bërë thirrje për përmirësim raportesh me këtë shtet disa herë të tjera.

Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë kishin filluar në vitin 2008 ,kur Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert, kishte takuar Erdoganin dhe disa ditë më pasë kishte nisur një operacion në Gaza, raporton express.

Siç shkruan Jerusalem Post marrëdhëniet ishin përkeqësuar edhe më tej në vitin 2010, kur Erdogan kishte nisur një anije me ndihma humanitare me disa persona të armatosur në të,  për ta shpërthyer bllokadën që i kishin bërë forcat e Izarelit Rripit të Gazës. Komandot e forcave izraelite kishin ndalur anijen, ishin përplasur me personelin e anijes duke i vrarë 9 prej tyre.

Dy vendet kanë mbajtur raporte diplomatike mes vete duke i shkëmbyer edhe ambasadorët më 2016, por dy vite më vonë Ankaraja e kishte dëbuar ambasadorin izraelit për shkak të reagimit të forcave të izraelit ndaj trazirave në Gaza.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!