Erdogan premton: Do e zgjidhim situatën ekonomike

schedule12:31 - 14 Gusht, 2018

schedule 12:31 - 14 Gusht, 2018

Presidenti i Turqisë Erdogan i ka premtuar popullit të tij se pavarësisht rënies rekord të monedhës vendase, ekonomia turke është e fortë dhe çdo gjë do të zgjidhet shumë shpejt. Ai akuzoi sërish Uashingtonin për krizën duke paralajmëruar plane për mbrojtjen e monedhës vendase.

Turqia do të ringrihet pas rënies së valutës së saj. Premtimi është bërë nga presidenti i vendit Erdoan, sipas të cilit themelet e ekonomisë në vend janë shumë të forta. Sidoqoftë, ai shpjegoi se do të ketë plane të tjera për të mbështetur monedhën vendase dhe se do të bëhet çdo gjë për të zgjidhur situatën. Ai akuzoi sërish Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një komplot ekonomik dhe për goditjen pas shpine të Turqisë.
Kriza financiare në Turqi po thellohet si pasojë e tarifave të tjera të vendosura nga administrate Tramp për aluminin dhe hekurin. Një krizë që ka rrënjë politike dhe ekonomike e që rrezikon pasoja dhe në Europë sidomos në zonën euro. Vendi i drejtuar nga Erdogan tashmë konsiderohet si më i rrezikshmi në botë për investimet.

Por dhe monedha euro po paguan krizën ku ka rënë Turqia, duke shënuar pragun e 1.14 dollarëve, dhe një rekord minimal.
Sipas autoriteteve, kriza e lirës turke është shkaktuar dhe nga rrjetet sociale. Ministria e Brendshme turke deklaroi se ka marrë masa kundër 346 llogarive në mediat sociale, të cilat kanë publikuar përmbajtje dhe material që provokuan krizën e monedhës vendase.
Një zëdhënëse e Komisionit Europian u shpreh se po monitorohen pasojat e krizës turke në bankat europiane. Ndërsa një ditë më parë, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se askujt nuk i intereson një destabilizim ekonomik i Turqisë.
Ajo shtoi se dëshironte një Turqi të zhvilluar nga ana ekonomike, por Banka Qendrore Europiane duhet ketë një punë shumë të pavarur në të ardhmen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!