Presidenti turk ka thënë se një takim me Joe Biden në lidhje me situatën në Gaza nuk është në agjendën e tij.
Rexhep Tajip Erdogan, i cili po fliste me gazetarët në Athinë, deklaroi se do ta diskutonte çështjen nëse presidenti i SHBA-së do e telefononte, shkruan Sky News.
Ai theksoi gjithashtu se ministri i Jashtëm turk do të zhvillojë bisedime në Uashington si pjesë e të ashtuquajturit grup kontakti të vendeve myslimane sot.
Erdogan tha se shpresonte se kjo do të çonte në fundin e mbështetjes së SHBA-së për Izraelin.
Turqia ka qenë shumë kritike ndaj Izraelit që kur filloi sulmin e tij në Gaza./abcnews.al