Erdogan nesër në Greqi: Pres me padurim një “faqe të re” mes dy vendeve

schedule14:48 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 14:48 - 6 Dhjetor, 2023

Një ditë para vizitës së tij në Athinë, Presidenti i Turqisë, Rexhep tajip Erdogan ka zbutur tonet për marrëdhëniet me Greqinë. Në një intervistë për median greke, Kathimerini, kreu i shtetit turk theksoi se pret me padurim “një faqe të re” të marrëdhëniet dy paleshe bazuar në ” parimi “win-win”.

“Greqia është fqinj ynë dhe ne do të mbetemi gjithmonë fqinjë. Ne ndajmë të njëjtin det. Ne thithim të njëjtin ajër. Ne jemi të lidhur nga e kaluara jonë.

 Ka shumë çështje që ende nuk kemi arritur t’i zgjidhim. Të dy vendet e dinë këtë. Megjithatë, varet nga ne nëse do të lejojmë që këto probleme të shkaktojnë tensione dhe mosmarrëveshje midis qeverive tona dhe popujve tanë.

Në këtë kuptim fola për një “faqe të re” në marrëdhëniet tona dhe për parimin “win-win”.

Koncepti “ëin-ëin” është tashmë në thelb të qasjes së Turqisë ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Nëse dallimet trajtohen me butësi, përmes dialogut dhe gjendet baza e përbashkët, është në dobi të të gjithëve.

Kohët e fundit ne kemi ringjallur mekanizmat dypalësh që kanë qenë “në gjumë” për një kohë të gjatë. Kanalet tona të dialogut janë të hapura dhe funksionojnë në të gjitha nivelet.

Vizitat e ndërsjella janë të shpeshta. Ne kemi vullnetin, bazuar në besimin reciprok, për të zhvilluar bashkëpunimin tonë në shumë fusha të rëndësishme për vendet dhe rajonin tonë.

Mendoj se të njëjtin vullnet ka edhe zoti Mitsotakis. Deklarata e Marrëdhënieve Miqësore dhe e Fqinjësisë së Mirë, të cilën shpresojmë ta nënshkruajmë në Athinë më 7 dhjetor, do të shënojë gjithashtu qartë këtë synim të përbashkët, ka theksuar Erdogan.

Presidenti turk kërkon nga pala greke që në Hagë mos të shkojnë vetëm për shelfin kontinental dhe detin por edhe për çështje që duhet të përfshihen në një apel të mundshëm.

Sigurisht që kemi dallime në mendime dhe ka çështje të thella që nuk mund të zgjidhen menjëherë. Por ka kapituj që mund të gjejmë zgjidhje dhe mund të zgjerojnë bazën për bashkëpunim.

Ka shumë probleme të ndërlidhura që duhet të zgjidhen. Kur i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, nuk duhet të lëmë pas asnjë problem”, tha presidenti turk.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të udhëtoje në Greqi të enjten. Një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi do të nënshkruhen si pjesë e të ashtuquajturës “agjendë pozitive”, që synon të anashkalojë mosmarrëveshjet e gjata dhe shpesh të paqëndrueshme.

Kjo do të jetë vizita e parë e presidentit turk në Athine që prej vitit 2017.

/abcnews.al