Erdogan në takimin me Abbas: Turqia do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Izraelit

schedule23:27 - 14 Gusht, 2024

schedule 23:27 - 14 Gusht, 2024

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë presidentit palestinez Mahmud Abbas se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë kauzën palestineze dhe të shtyjë komunitetin ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Izraelit.

Të dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit dhe hapat që duhen ndërmarrë për një armëpushim të qëndrueshëm dhe paqe në Gaza, tha zyra e Erdoganit në një postim në X.

Erdogan dënoi luftën e Izraelit në Gaza, duke akuzuar disa vende perëndimore se heshtin dhe vazhdojnë të mbështesin Izraelin.

Abbas do t’i drejtohet nesër një sesioni të jashtëzakonshëm të parlamentit turk.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!