Erdogan në COP28: Ajo që po ndodh në Gaza është një krim kundër njerëzimit, nuk mund të justifikohet

schedule16:52 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 16:52 - 1 Dhjetor, 2023

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi edhe një herë se ajo që po ndodh në Gaza përbën krim lufte dhe krim kundër njerëzimit. Zhvillimet rreth luftës disa javore në Rripin e Gazës u përmendën nga presidenti turk nga foltorja e Samitit Global të Veprimit për Klimën, COP28, që po mbahet në Dubai.

Ai kërkoi që përgjegjësit të dënohen dhe të mbahen përgjegjës sipas ligjit ndërkombëtar. “Sulmet izraelite që kanë marrë jetën e mbi 16,000 civilëve të pafajshëm palestinezë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra, nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë,” tha ai.

Erdogan theksoi se “ngjarjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në dritë kritikën e krijimit të një shteti të pavarur palestinez të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”. Ai deklaroi gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të marrë “të gjitha përgjegjësitë” që mund të lindin në këtë proces./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!