Presidenti i Turqisë Erdogan e ka konsideruar si një martir ish-presidentin egjiptian Morsi, i cili humbi jetën në sallën e gjyqit duke dhënë dëshminë e tij për akuzat për spiunazh. Erdogan u shpreh se historia nuk do harronte tiranët që shkaktuan vdekjen e tij.
Kërkoi të vazhdonte dëshminë e tij në procesin gjyqësor ku akuzohej për spiunazh dhe më pas u rrëzua në tokë dhe ndërroi jetë. I pari që ka kryer homazhe ndaj ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi, ka qenë presidenti turk Erdogan.
Ky i fundit u shpreh se Morsi është një martir, i cili humbi jetën teksa luftonte për një çështje në të cilën besonte. Erdogan shtoi se historia nuk do i harronte asnjëherë tiranët që e futën në burg, e kërcënuan me vdekje dhe më pas shkaktuan vdekjen e tij.
Në faqen e saj në internet publikoi reagimin e saj dhe “Vëllazëria Myslimane”, e cila frymëzohet nga “Liri dhe drejtësi”, partia politike e Morsi, vdekja e të cilit konsiderohet si një vrasje.
Por kritika ka pasur dhe nga shoqata për të drejtat e njeriut sipas të cilave izolimi dhe keqtrajtimi i ish-presidentit Morsi mund të konsiderohen si tortura në bazë të konventës së Kombeve të Bashkuara, por dhe duke u mbështetur në principet bazë për të burgosurit, të cilat qeveria egjiptiane i ka injoruar.
Djali i ish-presidentit egjiptian konfirmoi për mediat e huaja se autoritetet në vend nuk kanë lejuar që babai i tij të varrosej në vendlindje./ABC News Albania 24/7

