Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka dërguar një mesazh të rinjve mëngjesin e së mërkurës, pasi shumë analistë thonë se vota e kësaj grupmoshe ishte një nga “çelësat” e fitores së tij në raundin e parë të zgjedhjeve në Turqi.
Sevgili genç kardeşlerim,
14 Mayıs’ta iradenize sahip çıktığınız, tercihinizi sandıklara özgürce yansıttığınız, demokrasimize omuz verdiğiniz için her birinize teşekkür ediyorum.…
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 17, 2023
Së pari, Erdogan në mesazhin e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi, më 28 maj, falënderoi të rinjtë “që shprehën lirshëm zgjedhjen tuaj në qendrat e votimit duke mbështetur demokracinë”.
“Me këtë qëndrim, i cili është shembull për të gjithë të rinjtë në botë, ju e keni vërtetuar edhe një herë se sa të drejtë jeni dhe sa besoni te kombi juaj.
Jam krenar për ju”, shtoi Erdogan, i cili duke iu drejtuar të rinjve shtoi: “Ju jeni shpresa jonë, ju jeni garancia për një të ardhme më të ndritshme”.
“Së bashku do t’i zgjidhim problemet tona, së bashku do t’i kapërcejmë vështirësitë. Ne do t’i ndajmë së bashku dhimbjet dhe gëzimet. Me ndihmën e Allahut do të shohim ditë më të mira së bashku.
Më 28 maj, pres mbështetjen tuaj të madhe, vëllezërit dhe motrat e mia”, përfundon Erdogan në mesazhin e tij .
/abcnews.al