Presidenti turk Tajip Erdogan ka mbërritur në Athinë për një sërë takimesh gjatë ditës së sotme, vizita e parë që nga viti 2017.
Si pjesë e takimit të tyre dypalësh, Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Tajip Erdogan pritet të diskutojnë hapat e ardhshëm në marrëdhëniet dhe kontaktet e dy vendeve bazuar në tre pikat për të cilat ranë dakord gjatë takimit të tyre në Vilnius korrikun e kaluar.
Presidentja e Republikës Katerina Sakellaropoulou, në orën 11:30 do të takohet në Pallatin Presidencial me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në orën 12:15, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një takim me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Maximos, në kuadër të mbledhjes së 5-të të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi.
Më pas kryeministri dhe Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojnë deklarata për shtyp.
/abcnews.al